Tuna dhe Patrisi duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Nuk janë ende zyrtarisht të ndarë, por nuk janë as bashkë. I ftuar në “Soiree” në ABC News, Patrisi, i pyetur nëse është beqar, u përgjigj:
“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single. Tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë.” – tha ai, një deklaratë kjo e paqartë.
Në fillim të dhjetorit, u raportua se Tuna është shtatzënë. Në shtator, Tuna as konfirmoi as i mohoi zërat e shtatzënisë. Këngëtarja ka zgjedhur të mos flasë, të paktën për momentin. Aludimet për ndarjen e saj nga Patrisi u nxitën më shumë edhe nga detajet e dyshimta në Instagram.
Fillimisht, ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Përpos kësaj, faqja e Tianit, djalit të tyre, e cila menaxhohet nga Tuna, ndryshoi emrin në Tian Sejdi, duke hequr mbiemrin e Patrisit. Ky i fundit, postoi një video në Instagramin e vet, ku shkroi “Tian Patris Berisha”.
Në "Soiree", të pyetur për heqjen e mbiemrit nga Instagrami i Tianit, vëllezërit Berisha thanë, "Renee dhe Tian Berisha deri në vdekje". "Në Instagram mundesh t'ia bësh edhe Sali Berisha, por në certifikatë ashtu do të ngelet," shtoi Roberti.