Celebrity

Detajet që i bëjnë njerëzit të thonë se kënga e The Weeknd s’është për Selena Gomez, por për Bella-n

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2021

Detajet që i bëjnë njerëzit të thonë se kënga

 Këngëtari i “Starboy”, 30 vjeç, i ka vënë të gjithë fansat në mendime, në përpjekje për të “zbërthyer” klipin e tij te ri, “Save Your Tears”.

Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, zbuloi një fytyrë të ndryshuar në mënyrë dramatike, që duket se “imitonte”operacione të rënda plastike.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të mendojnë se The Weeknd, po i referohet ish-të dashurës së tij, Bella Hadid.

“A po përpiqet The Weeknd të duket si Bella? Kam përshtypjen se po”, shkruan dikush në Twitter.

Dikush tha:

“Pa dyshim që The Weeknd po flet për Bella Hadid me gjithë temën e kirurgjisë plastike.”

Sigurisht, që ka dhe nga ata që thonë se "e menduan në fillim, por dyshojnë se e ka për këtë."

Hadid ka mohuar vazhdimisht thashethemet e ndërhyrjeve kirurgjikale, ashtu si mamaja e saj, Yolanda Hadid:

“Asnjë nga fëmijët e mi nuk kanë bërë mbushës ose botoks dhe s’kanë vendosur asgjë të huaj të në trupat e tyre.”

Ish-çifti filloi lidhjen në 2015-ën dhe u nda një vit më pas. Pas një lidhjeje të shkurtër prej 10-muajsh me Selena Gomez, The Weeknd u rikthye me Bella Hadid përsëri në 2017-ën.

Ndonëse disa njerëz mendojnë se kënga lidhet me Bella-n, të tjerë janë të bindur se është për Selena Gomez, pasi vajza në klip përngjan shumë me këngëtarën.

Sidoqoftë, është e qartë se The Weeknd po bën një deklaratë në lidhje me standardet e bukurisë së Hollywood-it.

Për të zbuluar ca nga nënkuptimet dhe referencat më interesante të klipit, lexoni këtu.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Page Six