Tony Lopez, një nga anëtarët e njohur të "Hype House" në TikTok, përdori rrjetet sociale për të folur me dy vajza dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me to, të paktën sipas akuzave në procesin gjyqësor.
Lopez i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Vajzat e mitura, që kanë paditur nën pseudonimet HL Doe dhe CH Doe, pretendojnë se 21-vjeçari filloi të komunikonte me to përmes mesazheve në rrjete sociale, pavarësisht se ai e dinte se ato ishin të mitura dhe thanë se ai u përpoq t’i bindte të takoheshin për marrëdhënie seksuale.
HL pretendon se Lopez e bindi të largohej për pak nga miqtë e saj në 4 janar, 2020 dhe u përfshi në veprime të paligjshme seksuale me të.
Në padi, adoleshentja pretendon se ajo i tha atij se ishte 16 vjeç, por më vonë pranoi se në të vërtetë ishte 15 vjeç.
Pavarësisht kësaj, ajo pretendon se ata patën marrëdhënie seksuale përsëri në 19 janar në shtëpinë e tij në Nevada dhe se Lopez i tha asaj të mos bënte asnjë foto me telefonin e saj, sepse “donte ta mbante sekret lidhjen e tyre”.
Akuzuesja tjetër, CH, pretendon se ajo u takua me Lopez në prill të vitit 2020, kur u ftua në “Hype House” në Los Angeles.
Ajo thotë se shkëmbyen adresat e Snapchat-it dhe ai kërkoi foto dhe video nudo prej saj.
CH, gjithashtu tregon se Lopez i shkruante “më dërgo foto të gjinjve” dhe se përpiqej ta bindte vazhdimisht të takoheshin fshehurazi.
Ajo thotë se nuk pranonte, por sipas padisë, pretendohet se ai i ka dërguar foto nudo të tij.
Të dyja vajzat po e padisin Lopez për ngacmim seksual dhe “shqetësim emocional”.
Ata po padisin gjithashtu Hype House dhe themeluesit e tij, përfshirë Petrou dhe Chase Hudson, për neglizhencë.
Lopez tha për TMZ:
"Këto pretendime nuk janë aspak të vërteta. Unë kurrë nuk u kam dërguar nudo këtyre vajzave dhe nuk u kam kërkuar të më dërgojnë fotografi. Dhe, sigurisht, që nuk do bëja seks me dikë që më thotë se është e mitur.”
Ai shton:
“E gjitha më duket si një përpjekje për të marrë ca para. Unë do luftoj deri në fund. Nuk do lejoj që dikush të shpifë për emrin tim dhe të më sulmojë.”
- Ylli i TikTok, Charli D’Amelio, flet për kërcënimet me vdekje dhe 'publikimim' e një fotoje nudo
- Këto janë 10 krijuesit kryesorë të TikTok, sipas vetë aplikacionit
- Videoja private me një 13-vjeçar: Ylli i TikTok pranon se ‘kishte ndjenja’ dhe kërkon falje publike!
- Njerëzit mendojnë se miqësia e Kourtney-t dhe Addison Rae është e çuditshme
Burimi: Insider