Mozzik dhe Loredana nuk e kanë pranuar, të paktën jo në mënyrë të qartë, se janë bashkë. Mirëpo Mozzik pohoi se “e mendon që në të ardhmen të jetojë me Loredanën në Zvicër”. Lori nga ana tjetër postoi një foto me (ish)partnerin në Instagram, pavarësisht se ai e quan veten “baba beqar”. Pas dokumentarit të reperes, dy foto të Mozzik në Instagram ~ndoshta~ konfirmojnë se po, janë bashkuar.
Në Instagram Stories, ai publikoi një foto të të çifit Bonnie dhe Clyde.
Pas kësaj, publikoi skenën e puthjes në ballkon të Leonard Whiting dhe Olivia Hussey në rolet e protagonistëve në “Romeo and Juliet”, përshtatja e tragjedisë së Shekspirit si një film dramë/romancë në vitin 1968.
Për këdo që nuk e mban mend, “Bonnie & Clyde” dhe “Romeo & Juliet” janë dy bashkëpunime të Mozzik-Loredana. Në një kohë kur Mozzik nuk përjashton mundësinë që të jetojë me Lorin në të ardhmen dhe kjo e fundit deklaron se ata udhëtojnë edhe vetëm pa vajzën”, fotot janë përtej kufijve të rastësisë.
Më pas, ndoshta i penduar, Mozzik i fshiu fotot, ose u bind se njerëzit e morën mesazhin. Sidoqoftë, një fjali “po, jemi bashkë” ose “jo, nuk jemi bashkë” do të ishte më e këndshme, por ata e dinë më mirë. Ne do të vazhdojmë t’i këqyrim me kujdes, derisa të na soset durimi.