#1 – Minimalist
Përpiqeni të jetoni thjesht. Preferoni pak miq të ngushtë në vend të një shoqërie të madhe. Kjo s’do të thotë se jeni të mërzitshëm: Njerëzit ju vlerësojnë për stilin e jetës dhe pikëpamjen aspak dramatike.
#2 – Të logjikshmit
Jeni njerëz shumë të arsyeshëm dhe racionalë. Familja ju vlerëson për aftësinë që keni për të marrë vendimet e duhura. Keni ca luhatje humori, por përpiqeni ta mbani nën kontroll këtë cilësi tuajën.
#3 – “Paqja në botë”
Ju nuk i duroni dot konfliktet. Nëse ndonjëherë keni ngritur zërin, ka qenë rast i rrallë dhe ata e kanë merituar. Keni një aftësi të mirë për të bashkuar njerëz dhe për të zgjidhur konflikte.
#4 – Perfeksionisti
Ju i mbani duart ashtu siç ju ka mësuar instruktori i autoshkollës sepse për ju, çdo gjë duhet bërë ashtu si duhet. Njerëzit duan të jenë pranë jush, pikërisht për sigurinë dhe përpikmërinë që ofroni.
#5 – I alarmuari
Mund të keni ca shenja ankthi. E kontrolloni punën 2-3 herë për t’u siguruar që gjithçka është në rregull. Të afërmit përpiqen t’ju qetësojnë sepse ndonjëherë shqetësoheni për gjëra të panevojshme.
#6 – Aventurieri
Ju pëlqejnë sportet ekstreme si hedhja me parashutë, të notuarit me peshkaqenë etj. Ndoshta njerëzit që keni pranë s’kanë stilin tuaj të jetës, por e respektojnë atë.
#7 – “Boss”
Jeni një lideri i lindur, që i pëlqen të marrë përgjegjësi. Njerëzit ju shohin si mentor dhe ju besojnë.
#8 – “Kujdestari”
Ju keni tendencën të kujdeseni për të tjerët. Lumturoheni kur njerëzit e afërt arrijnë suksese dhe jeni gati t’i mbështesni nëse dështojnë. Qartazi, nuk vuani nga probleme financiare sepse pasioni juaj është të bëni para.
#9 – Shoferi/ja “cool”
Jeni të qetë në çdo situatë dhe jetoni çdo ditë si të jeni me pushime. Madje, edhe një xhiro me makinë është një “pushim” i vogël dhe relaks për ju. Ndonëse vazhdon të thuhet vazhdimisht mos ta përdorim telefonin kur i japim makinës, ju nuk duroni dot pa e nxjerrë atë story-n me një këngë “cool” në sfond.
#10 – “Bulldozer”
Ju jeni shumë të zënë me punë, ose kështu duket nga boria që nuk pushon së rëni. Nuk lini asgjë t’ju zërë rrugën dhe nëse jeni në timon, vetëm pasagjerët e dinë ç’fjalë ju dalin nga goja. Sidoqoftë, nuk jeni njeri i keq, vetëm pak i paduruar.