Celebrity

Betty White, teksa pret të festojë 99-vjetorin, tregon se çfarë e mbajti të re dhe të shëndetshme

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2021

Betty White, teksa pret të festojë 99-vjetorin, tregon se

Më 17 janar, Betty White do të festojë 99-vjetorin. Nisur nga kjo, në një intervistë për People, ajo u ndal edhe te çfarë e ka mbajtur të shëndetshme për pothuajse një shekull të tërë.

“Mos e merrni veten shumë seriozisht,” tha ylli i “Golden Girls”. “Ju mund të gënjeni të tjerët, por nuk mund të gënjeni veten”. Betty shtoi se një “sens humori” e ka ndihmuar të jetojë mirë gjatë viteve.

Betty White, teksa pret të festojë 99-vjetorin, tregon se
Betty White në rini

“Thjesht shihni anën pozitive duke mos u përqendruar te ana e dobët. Duhen shumë energji kur je negativ.” Për të, 99-vjetori nuk është ndryshe nga ditëlindja e një viti më parë, thjesht do të festojë me vetëm disa njerëz të afërt për shkak të pandemisë.

Betty White, teksa pret të festojë 99-vjetorin, tregon se

Aktorja bëri shaka duke thënë se vodka dhe hot dog-ët kanë qenë çelësi i një jete të lumtur dhe të shëndetshme.

Pra, qeshni më shumë dhe jini pozitiv. Për vodkën nuk dimë ç'të themi, por për verën e kuqe po: