Celebrity

Çifti konfirmon lindjen e djalit të dytë: Justin Timberlake zbulon emrin e bebit

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2021

Çifti konfirmon lindjen e djalit të dytë: Justin Timberlake

Një ndër gjërat e mira të 2020-ës ishin bebet e shumta që erdhën në jetë! Shumë personazhe të famshëm u bënë prindër dhe në këtë listë duhen shtuar zyrtarisht Justin Timberlake dhe Jessica Biel. Çifti thuhet se solli në jetë bebushin e dytë gjatë verës, por vetëm tani po japin detaje nga shtatzënia aq sekrete e aktores. 

Gjatë një interviste me Ellen DeGeneres, Justin konfirmoi ardhjen e djalit të dytë duke zbuluar edhe emrin e tij.

"Po, jam bërë sërish baba. Emri i tij është Phineas. Ai është kaq i lezetshëm dhe në shtëpi nuk fle askush!"- tregoi duke qeshur këngëtari.

Ai dhe Jessica janë gjithashtu prindër të vogëlushit 5-vjeçar, Silas Randall Timberlake.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake)

Ardhja e djalit të dytë duket se ka zbehur gjithë krizën për të cilën dyshja u përfol gjatë 2019-ës. Kur në media u publikuan foto të Justin shumë pranë koleges së tij Alisha Wainëright në një film, u aluduan shumë gjëra rreth marrëdhënies së çiftit. 

Më vonë, Timberlake i kërkoi publikisht falje bashkëshortes, ndonëse kjo e fundit besoi vërtet se s'bëhej fjalë për tradhti nga ana e tij.

Çifti konfirmon lindjen e djalit të dytë: Justin Timberlake