Kinema & TV

Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e ‘Peaky Blinders’

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2021

Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e ‘Peaky

Ata që e kanë ndjekur dhe pëlqyer “Peaky Blinders” duhet ta dinë se seriali do të ketë një sezon të gjashtë. Ky do të jetë dhe sezoni përfundimtar i historisë.

Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e ‘Peaky

Ai do të transmetohet në BBC, por edhe në Netflix.

Krijuesi dhe shkrimtari Steven Knight, sidoqoftë, ka një lajm të mirë.

Seriali do “vazhdojë në një formë tjetër” është shprehur ai, por është ende e paqartë se në ç’formë.

Steven tha për Variety se “Peaky” do kthehet dhe do të bëjë shumë zhurmë.

Pas vonesës së detyruar të prodhimit, për shkak të pandemisë, Knight paralajmëron "një rikthim të fuqishëm".

“Besojme se këto do jenë seritë më të mira nga të gjitha dhe jemi të sigurt që ndjekësit tanë të mrekullueshëm, do i adhurojnë. Ndërsa seriali përfundon, historia do vazhdojë në një formë tjetër.”

Prapaskenat, një film, seri ekstra? Na mbetet vetëm të presim se çfarë po vjen…

Një lajm i mirë dhe një i keq për fansat e ‘Peaky