News

Ndahet nga jeta ikona e radios dhe televizionit, Larry King

Ndahet nga jeta ikona e radios dhe televizionit, Larry King

Larry King, intervistuesi dhe moderatori legjendar i CNN ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Për më shumë se 5 dekada me radhë, King ka intervistuar rreth 50,000 njerëz nga të gjitha sferat e jetës, që nga presidentët e Amerikës, e deri tek mashtruesit, qytetarë të thjeshtë apo ekspertët e "UFO-ve".

Lajmin për ndarjen nga jeta e konfirmoi djali i folësit të famshëm, i cili u tërhoq nga karriera shumë vjeçare në 2010-ën, pas regjistrimit të më shumë se 6000 episodeve të programit me famë botërore tek CNN, “Larry King Live."

Mjeshtri i radios dhe televizionit, kohët e fundit po trajtohej për Covid-19, ndonëse nuk dihet nëse ishte ose jo ky shkaku i vdekjes.

King, i rritur në Brooklyn ishte djali i dy emigrantëve europianë. Edhe pse nuk ndoqi kurrë një universitet, Larry King nisi herët karrierën e tij në një radio lokale, për të vijuar më vonë me programin e famshëm tek CNN për 25 vite rresht.

Edhe pse për njerëzit ishte gjithnjë i dashur, tragjeditë në jetën e tij personale nuk munguan. King humbi dy nga fëmijët e tij të rritur njëri pas tjetrit: djalin 65-vjeçar dhe vajzën, 52.

Mënyra se si i dëgjonte dhe bashkëbisedonte me të ftuarit e tij pa i ndërprerë ishte çfarë e dallonte nga gjithë të tjerët.

Burimi: The New York Times & CNN

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Separated from life radio and television icon, Larry King

Ndahet nga jeta ikona e radios dhe televizionit, Larry King

Legendary CNN interviewer and moderator Larry King has died at the age of 87. For more than 5 decades, King has interviewed about 50,000 people from all walks of life, from American presidents to fraudsters, ordinary citizens or UFO experts.

The news of the death was confirmed by the son of the famous speaker, who retired from a multi-year career in 2010, after recording more than 6000 episodes of the world-famous program on CNN, "Larry King Live."

The radio and television master was recently being treated for Covid-19, although it is not known whether or not this was the cause of death.

King, raised in Brooklyn was the son of two European immigrants. Although he never attended a university, Larry King began his career early on a local radio station, later continuing with the famous program on CNN for 25 years in a row.

Although he was always dear to people, tragedies in his personal life were not absent. King lost two of his grown children one after the other: his 65-year-old son and daughter, 52.

The way he listened to and talked to his guests without interruption was what set him apart from everyone else.

Burimi: The New York Times & CNN