High Tech

Historia e 10-vjeçares që 'humbi jetën nga sfida e TikTok': Nisin hetimet!

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2021

Historia e 10-vjeçares që 'humbi jetën nga sfida e

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një vajze 10 vjeç, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në “blackout challenge” në TikTok.

Hetimi erdhi pasi Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht hyrjen në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të vërtetohej saktësisht.

Sipas kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç, por ata mund të krijojnë lehtësisht një profil, edhe nëse janë më të vegjël në moshë.

Vajza vdiq në një spital të Palermos, pasi u zbulua të mërkurën nga motra e saj pesë-vjeçare në tualet, me celularin në dorë.

TikTok, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, tha se nuk kishte arritur të identifikonte ndonjë përmbajtje në faqe, që mund të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë të tillë, por po ndihmon autoritetet në hetim për "nxitje të mundshme të vetëvrasjes ”

"Siguria e komunitetit TikTok është përparësia jonë absolute, për këtë motiv nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon ose promovon sjelljen që mund të jetë e rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave tha në një deklaratë se do të "bllokojë rrjetin (kinez) me efekt të menjëhershëm deri në 15 shkurt”.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rrezikun e një sfide “që kufizon oksigjenin në tru”.

Prindërit e vajzave i thanë gazetës La Repubblica se vajza tjetër e tyre shpjegoi se motra e saj “po luante lojën e blackout*”.

*Blackout nënkupton "një humbje të përkohshme të vetëdijes".

"Ne nuk e dinim se ajo po merrte pjesë në këtë lojë. Ne mendonim se vajza jonë e përdorte vetëm për kërcime dhe për të parë video. Si mund ta imagjinonim këtë mizori?”, u shprehën prindërit e vajzës.

Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë ngriti një proces gjyqësor kundër TikTok në dhjetor, duke pretenduar një "mungesë vëmendjeje për mbrojtjen e të miturve" dhe duke kritikuar lehtësinë me të cilën fëmijët mund të regjistroheshin në aplikacion.

Licia Ronzulli, president i komisionit parlamentar të Italisë për mbrojtjen e fëmijëve, në lidhje me çështjen u shpreh:

“Rrjetet sociale nuk mund të bëhen një xhungël ku lejohet gjithçka”.

Historia e 10-vjeçares që 'humbi jetën nga sfida e

Burimi: The Journal IE