FKA Twigs, emri i vërtetë i së cilës është Tahliah Debrett Barnett, thotë se ka vazhduar të ketë sulme paniku, pas marrëdhënies së saj abuzive me aktorin Shia LaBeouf.
Këngëtarja britanike detajoi për herë të parë të plotë "frikën dhe turpin" që ndjeu gjatë romancës së saj nëntëmujore me aktorin.
Ajo zbuloi se mori guximin të largohej nga LaBeouf vetën pasi thërriti një linjë ndihme për abuzimin.
Në një intervistë me Louis Theroux në podcastin e tij të BBC, Radio 4,”Grounded”, FKA pretendoi se aktori e kishte ndaluar të shihte burra të tjerë në sy dhe se ai e izoloi nga miqtë dhe familja.
Ajo thotë se ndihej “si njeriu më i keq” dhe mendonte se askush nuk do ta besonte, pasi kalimtarët nuk arritën ta ndihmonin kur LeBeouf dyshohet se e u përpoq ta mbyste atë në një stacion karburanti.
“Ndjeja se ishte e pamundur të largohesha, ndihesha e kontrolluar”, u shpreh ajo.
Dyshja u takuan në setin e filmit "Honey Boy" në 2018-ën dhe u ndanë në maj të 2019-ës.
Në dhjetor 2020, Twigs paditi LeBeouf për sulm seksual, abuzim emocional dhe transmetim me dashje të sëmundjes.
Ajo i tha Theroux se kishte "një periudhë intensive të muajit të mjaltit në fillim" para se sjellja e LaBeouf të bëhej abuzive.
FKA tha se gradualisht u bë e vetëdijshme që ai ishte “kontrollues” dhe jo thjesht “xheloz” dhe vuri re që “gabime të vogla, mund të prishnin gjithë lumturinë mes tyre”.
“Atij i dukej sikur po flirtoja ose po kërkoja diçka më shumë nga një kamarier, kur unë thjesht po porosisja makarona dhe po tregohesha e sjellshme. Më tha se “unë e dija si ishte ai” dhe se “nëse e doja, s’do i shihja burrat e tjerë në sy”.
Këngëtarja tha se ajo filloi të ecte me kokën ulur dhe të izolohej nga familja dhe miqtë, duke shtuar:
“Mendoja se këto veprime dhe kjo jetë që fillova të bëja do më mbanin larg telasheve.”
Për “Grounded”, FKA ka thënë dhe detaje të tjera si:
“Ai më thoshte që çdo ditë i detyrohesha 20 prekje dhe 20 puthje, sepse këtë e bënin dhe partnerët para tij dhe kjo ishte e lodhshme, sepse s’mund të jesh e natyrshme. Më zgjonte natën për të më akuzuar për gjëra të kota. Më akuzonte se nëse po i ngulja sytë tavanit, po mendoja për mënyra për ta lënë atë. Më akuzonte se masturbohesha dhe se doja të isha me dikë tjetër. Gjithmonë këto ndodhnin mes orës 4-7 në mëngjes.”
Ajo tha se mbeti me çrregullim të stresit post-traumatik nga e gjithë kjo.
“Duhet folur më shumë në lidhje me këtë, në lidhje me shërimin dhe kohën e rikuperimit për t’u kthyer te personi qe kë qenë më parë.”
LeBeouf i ka thënë New York Times se shumë nga pretendimet e Twigs nuk janë të vërteta, por tha se ai i detyrohej asaj dhe Karolyn Pho, një grua tjetër pretendimet e së cilës paraqiten në proces gjyqësor, "mundësinë për të transmetuar deklaratat e tyre publikisht, që dhe ai të pranonte përgjegjësinë për ato që ka bërë.”
Në një deklaratë tjetër, ai shtoi:
“Unë nuk jam në asnjë pozitë t’i tregoj askujt se si i bëri ato të ndihen sjellja ime. Nuk kam justifikime për alkoolizmin ose agresionin tim. Kam qenë abuziv me veten dhe të gjithë rreth meje për vite me rradhë. Unë kam një histori të lëndimit të njerëzve më të afërt me mua. Më vjen turp për atë histori dhe më vjen keq për ata që lëndova. Nuk mund të them asgjë tjetër. ”
Burimi: Page Six