Si? E lexova mirë? Po.
A ma shpjegon dot më qartë? Pothuajse të gjithë njohim ose kemi dikë në fis që është beqar pas të 40-ave. Për fatin e tyre të mirë, jetojmë në një periudhë me shumë mundësi, ndaj nëse janë duke u përpjekur që të njohin dikë dhe në të njëjtën kohë kanë interes për televizionin...
Dhe/ose famën e Instagramit dhe giveaway! Të lutem, më lë të mbaroj. Po thoja, ndoshta mund t’u propozoni “Për’Puthen”.
Ëhë, edhe? Burime pranë Top Channel thanë për News31.al se “aktualisht, ka nisur puna për një Për’puthen të dytë. Bëhet fjalë për një format të ngjashëm me emisionin që po transmetohet tashmë, por me një ndryshim: Konkurrentët do të jenë mbi moshën 40 vjeç”. News31.al shkruan se “aktualisht kanë nisur audicionet për përzgjedhjen e konkurrentëve dhe akoma nuk është mësuar një datë për fillimin e transmetimit”.
Thua është e vërtetë? Ndonëse ende nuk është publikuar gjë nga emisioni, nuk është çudi dhe nuk është hera e parë që transmetohet një format i tillë.
Aa, ka ndodhur d.m.th? Për shembull, “Uomini e Donne”, në bazë të së cilës është krijuar “Për’Puthen”, që prej janarit 2010 shtoi në emision atë që njihet si “Trono Over”, ku pjesë janë burra dhe gra mbi moshën 40-vjeçare. Përgjithësisht ata mund të qëndrojnë sa të duan në program, të shkëmbejnë mesazhe me dikë që pëlqejnë dhe të njohin njëri-tjetrin jashtë programit, pa kamera.
Qartë.