Për të disatën herë, rajonet italiane përdorin strategjinë “shtëpi €1” për të gjallëruar ato që njihen si “komunitetet e vdekura”. Biccari, një qytet i vogël në rajonin e Pulias, po shet shtëpi të shkatërruara për €1 ose duke filluar nga €7,500 euro.
CNN raporton se shitja është pjesë e strategjisë së kryebashkiakut Gianfilippo Mignogna për t’i dhënë gjallëri qytetit i cili është prekur nga largimi i banorëve. “Ne mezi jemi 2,000 banorë. Shpopullimi është një plagë e hapur, një fenomen i qëndrueshëm. Vendasit vazhdojnë të largohen. Më parë, ata ktheheshin gjatë verës për ta vizituar qytetin, por tani nuk kthehen më,” tha ai për CNN.
Fotografitë dhe hartat e pronave së shpejti do të vendosen në internet në faqen e internetit të bashkisë. Platforma në internet do të ndahet në dy seksione: Shtëpi €1 dhe shtëpi të lira.
Ata që vendosin për të marrë një shtëpi për €1 duhet të kenë një fond garanci prej €3,000 që siguron se do të përfundojnë punimet në shtëpi brenda tre vitesh. Afati i përfundimit të punimeve mund të zgjatet ose shtyhet nëse ka arsye. Në rastin tjetër, njerëzit mund të blejnë një shtëpi duke filluar nga €7,500. Shumica e shtëpive janë përgjithësisht 10,000 - 13,000 euro.
Biccari njihet si “çatia e Pulias” dhe është një rajon që shtrihet në detin Adriatik dhe është vend i pasur me pyje, kullota dhe ullishte.
Artikull i rekomanduar që flet për përvojën e një çifti francez që bleu një shtëpi në Siçili me vlerë 1 euro: Shtëpi në Siçili për €1: Çfarë ndodhi në të vërtetë?