Celebrity

Megan Fox reagon ndaj thashethemeve të fejesës përmes kësaj unaze

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2021

Megan Fox reagon ndaj thashethemeve të fejesës përmes kësaj

Ditë më parë, Megan Fox u pa me një unazë gjigante dhe mendimi i parë i të gjithëve ishte fejesa. Ajo dhe reperi Machine Gun Kelly mund të ishin fejuar para syve tanë pas muajsh të tërë romance. Aktorja duket se dëgjoi gjithë çfarë shkruhej dhe s'ishte aspak e lumtur, prandaj vendosi të reagojë.përmes një unaze.

Në foton e postuar në Instastory, Fox publikoi dorën e saj dhe një unazë, por që s'ngjante fare me unazën "e fejesës". 

Megan Fox reagon ndaj thashethemeve të fejesës përmes kësaj

Siç e shihni, një unazë e zezë në të cilën shkruhet "fuck you", si për të mohuar çdo thashethem rreth fejesës së mundshme. Gjetje goxha origjinale!

Nga ana tjetër, burime për People bëjnë me dije se çifti nuk është fejuar, por kjo s'e bën më pak serioze marrëdhënien e tyre. Me pak fjalë fejesa është vetëm çështje kohe dhe unaza për të cilën po flisnin të gjithë nuk është një unazë propozimi.

E vetmja unazë prej të cilës duhet të merrni një mesazh, është kjo e fundit.

Megan Fox reagon ndaj thashethemeve të fejesës përmes kësaj