High Tech

Pas 27 vitesh, Jeff Bezos tërhiqet nga pozicioni si CEO i Amazon! Ç'do të thotë kjo?

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2021

Pas 27 vitesh, Jeff Bezos tërhiqet nga pozicioni si CEO i Amazon!

Shefi ekzekutiv (CEO) i Amazon, Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet këtë vit nga kjo detyrë, për t’u bërë “kryetar ekzekutiv” (executive chairman).

Dallimi mes një CEO dhe një "executive chairman":

CEO është vendimmarrësi kryesor i një kompanie, dhe të gjithë drejtuesit e tjerë i përgjigjen atij ose asaj. Kryetari ekzekutiv i një kompanie është kreu i bordit të drejtorëve. Bordi zgjidhet nga aksionarët dhe është përgjegjës për mbrojtjen e interesave të investitorëve, siç janë përfitimi dhe stabiliteti i kompanisë.l

57-vjeçari, themelues i Amazon, tha se ishte koha e duhur për ta bërë këtë lëvizje, e cila do ndodhë në tremujorin e tretë të vitit.

Në një letër drejtuar stafit, Bezos thotë se ai do vazhdojë të jetë "i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon”, por do ta kthente vëmendjen më shumë nga iniciativat e tij personale të ndryshimit të klimës dhe nga kompania e kërkimit në hapësirë, Blue Origin, si dhe gazeta Washington që ai zotëron.

Jeff Bezos ka qenë CEO i Amazon që nga themelimi i saj në 1994-ën, duke u bërë një nga njerëzit më të pasur në botë me një vlerë të tanishme prej gati 200 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

“Nuk kam qenë kurrë më energjik se tani dhe kjo s’ka të bëjë me daljen në pension”, shkroi Bezos në letër.

Amazon nuk pranoi të ndajë detaje të mëtejshme mbi riorganizimin e lidershipit, por deri tani dihet se pozicionin e tij do e zëvëndësojë Andy Jassy, i cili aktualisht kryeson divizionin e “cloud computing” të Amazon dhe i është bashkuar kompanisë që në 1997-ën.

"Kur shikoni rezultatet tona financiare, ato që në të vërtetë po shihni janë rezultatet afatgjata të shpikjes", shprehet Bezos. “Tani për tani unë e shoh Amazon-in në periudhën e saj më kreative, duke e bërë një kohë optimale për këtë tranzicion."

Pas 27 vitesh, Jeff Bezos tërhiqet nga pozicioni si CEO i Amazon!

Burimi: Financial Times