High Tech

Ndryshimi i radhës do e bëjë Instagramin edhe më të ngjashëm me TikTok!

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2021

Ndryshimi i radhës do e bëjë Instagramin edhe më të
Photo Courtesy of Getty Images

Instagram po përpiqet të imitojë një element tjetër të dizajnit të TikTok përmes “Stories” vertikale, raporton TechCrunch. Navigimi me rrëshqitje vertikale lart e poshtë do t'i bëjë InstaStory-t të duken më shumë si Reels, që është risia tjetër e ngjashme me TikTok, të cilën platforma e solli muaj më parë.

Story-t vertikale nuk po testohen aktualisht, konfirmoi Instagram për TechCrunch, por kodi për ndryshimin tashmë është në zhvillim e sipër.

Së bashku me Reels, feed-in dhe tani edhe story-t vertikale, e gjithë mënyra e navigimit në Instagram (përveç IGTV) do kryhet në të njëjtën mënyrë: Duke rrëshkitur vertikalisht (scrolling).

Në një intervistë me kreun e Instagram, Adam Mosseri për podcast-in “Decoder”, ai tha se viti 2021 do jetë për arritjen praktike të synimeve të vitit paraardhës dhe thjeshtimin e përvojës për përdoruesit.

Kompania tashmë po teston ndryshimet, për të parë çfarë lloj përmbajtjeje (content) mund të shtohet në Stories, me ndryshimin e ri.

Ndryshimi i radhës do e bëjë Instagramin edhe më të

Burimi: The Verge