Celebrity

Shkelmime në bark fiks në javën kur bebushi do të lindte: Chrissy Teigen flet për ndjesinë e veçantë

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2021

Shkelmime në bark fiks në javën kur bebushi do të lindte:

Chrissy Teigen përmes një statusi në Twitter zbuloi se nëse gjërat do të kishin shkuar siç duhet, vogëlushi Jack do të kishte ardhur në jetë gjatë kësaj jave.

"Unë ndjej shkelmime në bark, por nuk është ndonjë fantazmë. Nesër do t'i nënshtrohem një operacioni për endometriozën, por këtë periudhë po ndjej shkelmime fiks si të një bebushi në bark.

Më tej, modelja publikoi një video në të cilën spazmat e barkut e bënin të ndjente sikur ishte vogëlushi që po e përshëndeste.

"Po imagjinoj sikur është ai që po më thotë çkemi. Nuk ndalon kurrë."

Publikimet e fundit vijnë pak javë pasi Teigen tregoi se ka ende një bark të rrumbullakosur që e trishton sa herë e sheh në pasqyrë.

Humbja e fëmijës së tretë të çiftit u diskutua jo pak publikisht për shkak të deklaratave dhe fotove të publikuara gjatë asaj kohe, ku tregonin qartë dhimbjen e saj pas abortit spontan. Chrissy dhe John e humbën bebushin në fund të shtatorit, pas komplikimeve të shtatzënisë dhe hemoragjisë së tepërt.

Shkelmime në bark fiks në javën kur bebushi do të lindte:

Burimi: BuzzFeed