Gjenetika luan një rol kryesor, mirëpo edhe dieta, moti, ndotja dhe qasja e përgjithshme ndaj kujdesit të flokëve janë të gjitha thelbësore për të patur flokë të shëndetshëm.
Proteinat
Një dietë e mirë është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e flokëve dhe skalpit. Flokët kryesisht përbëhen nga proteina, prandaj sigurohuni që të hani të paktën 45 gramë proteina çdo ditë. Burimet e mira përfshijnë: mish pa dhjamë, peshk, fasule, produkti qumështi me pak yndyrë dhe vezë.
Zink
Mungesa e zinkut mund të shkaktojë rënien e flokëve. Përfshini në dietën ushqimore arra dhe bajame, perime, fruta, sallatë me gjethe jeshile.
Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 mund të stimulojnë gjëndrat e flokëve dhe gjëndrat dhjamore. Kjo nuk shkakton rritjen e flokëve, por mund të përmirësojë shëndetin e skalpit. Omega-3 gjendet te salmoni, sardelet, farat e lirit, kosi, gjiza, sallatrat dhe drithërat.
Lloji i flokut
Ka mendime kontradiktore se sa shpesh duhet të lani flokët me shampo. Shumë njerëz bazohen te preferencat personale që varen nga lloji dhe struktura e flokëve, shpeshtësia e përdorimit të produkteve për flokët, niveli i aktiviteteve ditore.
Zgjidh shampon e duhur
Mundohuni të shmangni shampot me përbërës të ashpër, të tillë si “mmonium lauryl sulfate” ose “sodium lauryl sulfate”. Dhe mbani mend: Çmimi i shampos nuk tregon domosdoshmërisht cilësinë e produktit.
Këshillat e vlefshme
Rregullat standarde të larjes së flokëve janë:
- Mos i lani flokët më shumë se një herë në ditë.
- Shmangni përdorimin e ujit shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë.
- Trajtojini flokët butësisht, sidomos kur janë të lagur sepse këputen më shpejt.
- Mos i fërkoni tepër fortë flokët e lagur.
- Mos i krihni më shumë seç duhet.
Këshilla për mirëmbajtjen e flokëve
- Lërini flokët të thahen vetë sa herë që të jetë e mundur.
- Nëse lyeni flokët, zgjidhni një nuancë që është brenda tre nuancave të ngjyrës tuaj natyrale.
- Masazhoni shpesh skalpin tuaj për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të rritur qarkullimin e gjakut.
- Prijini flokët rregullisht, çdo 10 deri në 12 javë.
Gjendje që ndikojnë te shëndeti i flokëve
- Konsumi i tepërt i alkoolit
- Dieta me pak kalori
- Stresi
- Rënia e hormonit të tiroideS
- Përdorimi i holluesve të gjakut
- Ilaçet për probleme me zemrën, depresionin, presionin e lartë të gjakut dhe artritin
Burimet: Healthline, Women’s Health, American Academy of Dermatology