Jennifer Lopez tani ka flokë të shkurtër dhe jemi të sigurtë që s'do t'i hiqni dot sytë kur ta shihni. Ylli i pop-it u shfaq në kopertinën e revistës Allure dhe ndonëse ndryshe, dukej më perfekte se kurrë. Prerja pixie kërkon guxim, por në rastin e Lopez duket si zgjedhja më e mirë ndonjëherë.
Jennifer i kurseu flokët e gjatë në ngjyrë karameli për t'u dukur një yll me flokët e prera shkurt dhe të stiluara në mënyrë të shkujdesur.
Kjo s'është hera e parë që e shihni J.Lo me flokë të shkurtër, por le të themi se është hera e parë pas shumë vitesh dhe flokët e shkurtër të Jenny-it në 2021-in vijnë ndryshe!
Prerja pixie duket si prerja e momentit prandaj bëni mirë ta konsideroni. Pak kohë më parë, ishte Dua Lipa e cila u shfaq me një tjetër lloj prerje pixie në kopertinën e Vogue.
S'dimë kë të zgjedhim prej të dyjave, por ju mund të shkoni për modelin që ju përshtatet më tepër.
Burimi: Pop Sugar