Belen Rodriguez është në pritje të bebushit të dytë! Prej kohësh kishte zëra që flisnin për një shtatzëni të mundshme, por vetëm tani lajmi është konfirmuar nga vetë shoëgirl-i.
Ylli argjentinas tregon për "Chi" se ajo dhe i dashuri i saj i ri Antonino Spinalbanese do të bëhen së shpejti prindër. Rodriguez është në muajin e 5-të të shtatzënisë, por gjininë e bebit nuk e dinë ende.
"E vendosëm shpejt, pasi unë nuk jam nga ato që them 'të presim'. Ai do të jetë një baba shumë i mirë, pasi më përcjell që tani frymëzim, besim dhe qëndrueshmëri. Mendoja se nuk do të gjeja më një dashuri tjetër si kjo, nëse do të kisha mundur ta vendosja unë do të më pëlqente të ishte një njeri i vetëm dhe e vërteta është se e mbajta për shumë kohë këtë dhimbje të madhe sepse për mua s'ishte e konceptueshme të kisha dy fëmijë nga dy burra të ndryshëm. Unë për vite me radhë nuk e gjeta forcën për të parë drejt të ardhmes..."-tregon 36-vjeçarja.
Belen dhe Antonio, janë bashkë prej më pak se një viti pas ndarjes përfundimtare me ish-bashkëshortin Stefano De Martino.
"Kur e pashë për herë të parë thashë me vete 'sa djalë i bukur'. Ishte tipi im, ishte dashuri me shikim të parë."-u shpreh Belen duke shtuar se ai "është shumë xhentil", pavarësisht se asaj "i kanë pëlqyer gjithmonë budallenjtë".
Ylli italian është gjithashtu nëna e një djali 6-vjeçar, Santiagos, fryt i historisë së shumë përfolur me Stefano-n.