Gjatë mbledhjes së sotme, Komiteti i Ekspertëve vendosi që fasha orare e lëvizjes së lirë të reduktohet nga ora 06:00-20:00. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se numrat e shtuar të javëve të fundit janë si pasojë e mosrespektimit të masave që pas periudhës së festave si dhe mundësia e lartë që variantet e ndryshme të Covid-19 të kenë mbërritur në Shqipëri.
Masat e reja, hyjnë në fuqi nga data 11 shkurt deri në datën 25 shkurt, pra për një periudhë 2 javore.
Aktivitetet e bareve, restoranteve do të përfundojnë në orën 20:00 të mbrëmjes me përjashtim të shërbimit delivery.
Ministrja Manastirliu tha se pas dy javësh, ekspertët do të vendosin sërish nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm masash, apo lirim të tyre, bazuar në situatën epidemiologjike.