Sex

Dentistët mund ta dallojnë nëse keni bërë seks oral dhe TikTok shpjegon se si!

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2021

Dentistët mund ta dallojnë nëse keni bërë seks oral dhe

Mesa duket, dentistët mund të zbulojnë shumë për jetën tonë seksuale, vetëm duke parë gojën.

Gjithçka filloi kur Cian McBrien, një përdorues TikTok-u postoi një video ku pretendonte se dentistët mund ta dallonin nëse pacienti i tyre ka bërë seks oral.

Edhe pse videoja u bë pak a shumë virale, njerëzit dyshonin se ishte e vërtetë dhe këtu, profesionistët vendosën të flasin vetë dhe ta sqarojnë misterin njëherë e mirë.

Në një video, tashmë të parë më shumë se 33 milionë herë, dr. Huzefa Kapadia, dentist, shpjegon se kryerja e seksit oral tek një burrë, shpesh mund të rezultojë në një gjendje të quajtur “palatal petechiae”.

Dentisti e shpjegon kështu:

“Nëse, le të themi, ju po konsumoni një lëpirëse, 1-2 herë, s’është ndonjë problem i madh. Ama, nëse bëhet fjalë për shumë, shumë, shumë “thithje lëpirësesh”, atëherë kemi një problem.”

Dentisti, më pas tregon një zonë të kuqe brenda gojës:

“Siç mund ta shihni, pikërisht aty është mavijosja dhe acarimi i qiellzës së butë.”

Dentistët mund ta dallojnë nëse keni bërë seks oral dhe

Pas postimit të videos, dr. Kapadia thotë se ai ka marrë shumë mesazhe nga adoleshentë të shqetësuar se prindërit do e zbulojnë këtë informacion për ta, përmes dentistëve.

“Sekreti juaj është i sigurt me ne. Nuk do të themi asgjë, nëse nuk dyshojmë për abuzim të ndonjë lloji”, përfundon dentisti.

Burimi: BuzzFeed, Sun