Keni dëgjuar kur thonë se me kalimin e kohës hunda dhe veshët rriten? Jo vetëm që s'është legjendë, por si hunda ashtu dhe veshët janë dy tiparet që vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës.
Pse ndodh kjo? Për arsye nga më të ndryshmet!
Referuar një studimi të bërë nga shkencëtarët gjermanë, nëse vini re pjesën e jashtme të veshit të një bebushi, është më i madh në proporcion me trupin e tij dhe rritja e tyre në mënyrë lineare ndalon kur fëmija mbush 8 apo 10 vjeç. Thuhet se në moshën 85-vjeçare, veshët arrijnë madhësinë e tyre maksimale.
Gjithsesi, rritja e veshëve nga koha në kohë tek njerëzit është aq minimale sa është e vështirë të vihet re me sy të lirë. Një tjetër shpjegim që i jepet rritjet së tyre lidhet me elasticitetin e lëkurës që humbet me kalimin e kohës. Veshët nisin të varen dhe zmadhohen edhe më nëse për një kohë të gjatë keni përdorur vathë të rëndë.
Përsa i përket hundës, as ajo nuk mbetet pas. Referuar një tjetër studimi, hunda e njeriut rritet me kalimin e moshës, por jo e gjitha. Vëllimi i hundës rriten nga fëmijëria deri në pleqëri, ndërsa maja e saj ulet si pasojë e moshës. Gjithashtu, nëse keni menduar se burrat kanë hundë më të madhe se gratë, keni të drejtë. Kjo sepse burrat kanë më shumë masë muskulare e cila kërkon më shumë oksigjen për t'u rritur dhe për të mbajtur indet muskulare. Prandaj, hunda e tyre e madhe ka fuqi të thithë dhe transportojë më shumë oksigjen në gjak për të furnizuar dhe shpërndarë më tej nëpër muskuj.
Burimi: Bright Side