Celebrity

Besojeni ose jo, një portokall bëri që buzët e Chrissy Teigen të duken kështu

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2021

Besojeni ose jo, një portokall bëri që buzët e Chrissy

Nëse ka diçka për të cilën njihet Chrissy Teigen është lirshmëria që ka për të ndarë thuajse çdo gjë në rrjete sociale. Përshembull dje, postoi në Instagram-in e saj disa Story ku shfaqej me buzë shumë të fryra dhe mendimi i parë i të gjithëve ishin filler-at.

Në fakt, buzët e Teigen u dukën kështu pasi kishte ngrënë një portokall. 

Besojeni ose jo, një portokall bëri që buzët e Chrissy

"E di që të gjithë po mendoni se kam bërë fillera, por s'i bëra brenda natës. U përpoqa të hapja një portokall dhe përfundova kështu. Do ketë qënë ndonjë pesticid apo kimikat tjetër që ma bëri këtë."

Besojeni ose jo, një portokall bëri që buzët e Chrissy

Zor të mendosh se prej një portokalli buzët mund të fryhen kaq shumë, por alergjitë janë të paparashikueshme. Pavarëisisht skeptikëve, nëse do të ishin fillera, njeriu i fundit që do t'i mohonte është Teigen. 

Vitin e shkuar, Chrissy foli gjatë për heqjen e implanteve të gjoksit pas shumë vitesh, sepse donte të ishte komode me masën reale të gjoksit të saj. Gjithsesi, buzët e fryra prej portokallit s'duken aspak keq.

Besojeni ose jo, një portokall bëri që buzët e Chrissy