Kosova

13 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2021

13 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Newborn në Prishtinë ndryshoi sërish pamje. Koncepti i ri u prezantua nga autori i momumentit në Facebook, Fisnik Ismaili.

“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument. Newborn 13.” – shkroi ai.

Ditë më parë, Ismaili ftoi njerëzit që të shkonin pranë momumentit për të lënë gjurmën e tyre. “Ne po ju presim me lanë shenjë sot, që me e shndritë qytetin për nesër,” shkroi ai ditën e djeshme.

13 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

13 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Shenjat e duarve në momument janë një formë për të nderuar viktimat e rëna në luftë.

13 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë

Në vit më parë, pamja e Newborn iu dedikua viktimave të abuzimit seksual gjatë luftës.

“Po bahen 21 vjet që neglizhohen, s'pranohen prej shoqërisë, përulen e nënçmohen, përderisa çështja e tyne shukatet. Konsiderohet si marre. Injorohet vazhdimisht fakti që 20,000 janë përdhunue gjatë luftës, derisa ato kanë vazhdue me shumë mund me iu kthye jetës normale, me përbuzjen më të madhe që ua kemi dhanë ne, e që hala s'po bahemi zani i tyne sa duhet [sic],” shkroi krijuesi i monumentit.

13 vjet shtet: Kuptimi pas pamjes së re të Newborn në Kosovë