Pushteti

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove ‘topless’ gjatë vaksinimit?

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2021

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Politikanët janë gjithnjë të përgatitur për të bërë fotografi në momentet e duhura. Shpesh herë këto foto “pa mendje”, si për shembull Boris Johnson që luan me një 10-vjeçar, janë “esenciale në përshkrimin e punës së një politikani”.

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Së fundmi, duket se në axhendën politike është shtuar edhe diçka tjetër: Fotot 'topless' të burrave, gjatë vaksinimit.

"Nërsa të gjithë jemi të lumtur që përdorimi i vaksinave të koronavirusit po arrin gjthnjë e më shumë njerëz, dikush duhet t’ju kujtojë politikanëve nëpër botë se mund të veshin një jelek a diçka tjetër për të bërë vaksinën", shkruan The Independent.

Gjithçka filloi në 19 janar kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, 52 vjeç, shpërndau një foto të tij duke u vaksinuar. Këmisha e tij zyrtare blu ishte varur në njërin krah dhe ai mbante një varëse lëkure, por më mirë të mos flasim për të.

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Fotot u shpërndanë kudo në rrjetet sociale dhe njerëzit me të drejtë filluan të pyesnin:

"Z. Mitsotakis, a nuk mund ta kishit ngritur mëngën lart, apo të mbanit një kanatjere poshtë?”

Më 26 janar, deputeti Brendan Clarke-Smith në Mbretërinë e Bashkuar shpërndau një tjetër foto:

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Më 8 shkurt, ministri francez i shëndetësisë Olivier Veran, hodhi këtë foto në Twitter:

Edhe politikani Johnny Mercer shpërndau këtë foto:

Pasi njerëzit bënë shaka, por edhe e kritikuan, Mercer tha:

“Thjesht s’mund ta ngrija lart mëngën mbi muskujt e mi.”

Në fakt, edhe ministri i financave në Kroaci, Zdravko Maric, ka "muskuj", por s'e penguan të mos zhvishej. Sidoqoftë, edhe ai u bë viral (e kuptojmë pse):

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Po kryeministri ynë? Zgjodhi që në këtë rast, të mos merrte dhe aq vëmendje, duke e bërë vaksinën si kolegët e tij nëpër botë, por pa e fotografuar foton "e plotë":

Pse politikanët nuk mund t’i rezistojnë fotove

Ndarja e fotove të vaksinave për të ndihmuar në mesazhet e shëndetit publik nuk është diçka krejt e re. Diçka e ngjashme ndodhi edhe me fushatën e gripit të vitit 2012.

Këtë “etje” të politikanëve për postimin e këtyre fotove, por edhe atë të njerëzve për t’i bërë disi virale, njerëzit po i shpjegojnë me faktin që shumë prej nesh kanë qenë të privuar nga kontakti fizik/prekja, për shkak të pandemisë dhe kjo është një mënyrë për të "shuar etjen". Madje, disa i kanë quajtur fotot “kurthe etjeje”.

Të tjerë e shohin si një provë tjetër të “burrërisë toksike”, ku s’ska asnjë problem nëse e heq bluzën dhe bën fotografi, për sa kohë je burrë.