Shëndeti

A i memorizoni apo harroni lehtësisht fytyrat e njerëzve pas ca kohësh? Ç'do të thotë kjo për ju

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2021

A i memorizoni apo harroni lehtësisht fytyrat e njerëzve pas ca

Kur bëhet fjalë për të rikujtuar fytyra, mund ta mendoni trurin si një pajisje “smart” (të zgjuar), por me sasi të kufizuar magazinimi.

Sanam Hafeez, neuropsikologe, thotë se sa më gjatë të jetoni, aq më shumë njerëz do të njhini dhe aq më e vështirë do të jetë për trurin tuaj t’i ruajë të gjitha imazhet e fytyrave, sidomos nëse nuk i shihni ato rregullisht. Aftësia e njohjes së fytyrës tenton të arrijë kulmin në moshën 30 vjeçare, sipas Science.

Disa njerëz kanë në mënyrë natyrale “verbëri ndaj fytyrave”, e njohur ndryshe si prosopagnosia ose agnosia e fytyrës, gjendje ku njerëzit nuk mund të njohin tiparet e fytyrës së njerëzve të tjerë.

“Njohja e fytyrës varet nga një numër faktorësh", thotë Dr. Gefen. "Dikush mund të mos njohë një fytyrë sepse, s’kishte interes të veçantë”.

Ajo shpjegon se kujtesa ka tre faza:

1. Kodimi, ose marrja e informacionit

2. Rikujtimi, ose tërheqja e informacionit

3. Mbajtja/ruajtja e këtij informacioni.

Faza e parë varet shumë nga sa vëmendje po i kushtoni. Kjo është arsyeja pse ju nuk mund të mbani mend dikë që keni takuar një herë në një festë, nëse s’keni qenë të interesur apo të tërhequr dhe i keni parë pak.

Të jesh i mirë në mbajtjen mend të fytyrave nuk ka të bëjë as me kujtesën. Një studim i botuar në Cognition & Emotion në 2019 zbuloi se nëse keni qenë gjithmonë i shkëlqyer në leximin e njerëzve të tjerë, për shembull duke zbuluar emocionet në fytyrat e tyre, ju keni më shumë gjasa që edhe t’i mbani mend ata.

Megjithatë, nëse keni vënë re një nivel më të lartë vështirësie për të rikujtuar fytyrat gjatë kësaj periudhe, ka një shpjegim për këtë.

Pandemia mund ta bëjë njohjen e fytyrave pak më të ndërlikuar se zakonisht. Kërkimet e fundit tregojnë se mbajtja e maskave ndryshon mënyrën se si truri juaj përpunon fytyrat. 13% e njerëzve në studim, u shprehën se kishin probleme në dallimin e njerëzve, kur ata mbanin maska.

Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por nëse ju mendoni se njohja e fytyrave po bëhet problematike për ju, mund të kërkoni për vlerësimin e një profesionisti.

Një truk për të kujtuar më mirë është që në vend të fytyrës, të përpiqeni të mendonin për emrin e dikujt. Një studim i vogël në vitin 2019 në Quarterly Journal of Experimental Psychology zbuloi se njerëzit ishin më të aftë të mbanin mend emrat sesa fytyrat. Një emër mund të ndezë diçka më shumë në kujtesën tuaj.

Burimi: Bustle