Fashion News

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e shtrenjta Hermès Birkin për të bërë këto shapka

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2021

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Një kolektiv arti amerikan ka grisur katër çanta Hermès Birkin në mënyrë që të krijojë atë që mund të konsiderohet si sandali më i shtrenjtë në modë i viteve të fundit. Shapkat "Birkinstocks”, të cilat nuk kanë asnjë lidhje zyrtare me markën gjermane të këpucëve Birkenstock, kanë një çmim midis $34,000 dhe $76,000.

Grupi me qendër në Brooklyn, MSCHF, shpenzoi 122,500 dollarë në çanta të reja Birkin për ta përdorur si lëndë të parë për projektin. Ja si duken MSCHF "Birkinstock" të bëra nga një çantë Hermès Birkin Crocodile me vlerë 31,000 dollarë.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Këtu kemi MSCHF "Birkinstock" të bëra nga një çantë Hermès Taurillon Clemence me vlerë 19,500 dollarë.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

"Vetëm akti i prerjes së një çante Birkin trembi kaq shumë njerëz," tha për CNN Lukas Bentel, drejtori artistik i MSCHF, në një intervistë telefonike. "Një çantë Birkin është si një objekt arti. Është kaq e shenjtë, sa nuk mund ta dëmtoni atë."

Duket se MSCHF u magjeps nga kjo frikë, e cila shkon përtej respektit për modën dhe artin. Në maj të vitit 2020, grupi bleu një pikturë me vlerë 30,000 dollarë të artistit Damien Hirst dhe më pas e preu dhe e shiti atë në copa, duke nxjerrë një fitim.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Birkin ka një historik të veçantë ndaj jo më kot konsiderohet si çanta më e famshme në botë.

U dizenjua për ikonën franceze, Jane Birkin. Në vitin 1983, drejtori ekzekutiv i Hermès, Jean-Louis Dumas po udhëtonte pranë Jane Birkin nga Parisi në Londër. Çanta u krijua pasi CEO i Hermès pa dokumentet e Birkin të shpërndara kudo gjatë fluturimit. Në atë moment, ai i propozoi të dizenjonte një çantë posaçërisht për të dhe i vizatoi idenë në një çantë kartoni që jepet në avion për pasagjerët që s’ndihen mirë.  

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Çdo çantë prodhohet me dorë dhe duhen më shumë se 48 orë pune. Çantat punohen në Francë nga artizanë, të cilët punojnë, ngjyrosin dhe pikturojnë me dorë çdo gjë. Çdo artizan ka setin me veglat personale, të cilat mund t’i marrin me vete nëse dalin në pension.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Hermès Birkin ka thyer rekordin e çantës më të shtrenjtë në botë. Ajo u shit në një ankand për 380 mijë dollarë, në një event të mbajtur në Hong Kond në qershor të 2017-s. Deri atëherë, rekordi mbahej nga një tjetër çantë Birkin e shitur për 300 mijë dollarë në 2016-n. Krijuar në 2014-ën, çanta e llojit Himalaya u prodhua nga lëkura e krokodilit me doreza të veshura me 205 diamante dhe kopsa ari 18 karatësh. Birkin Himalaya e mori këtë emër nga ngjyra e çantës, që vjen nga grija në të bardhën e perlave, e ngjashme me tonalitetet e malit.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Jane Birkin kishte vetëm 5 nga çanta “e saj”. Ajo i mbante derisa prisheshin në mënyrë të parikuperueshme. Gjithashtu i dekoronte me stikera, spila apo rruaza. Mirëpo Victoria Beckham vepron ndryshe. Ajo ka më shumë 100 Birkin.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

Një Birkin është blerje më e zgjuar sesa aksionet në bursë. Ato kanë një kthim vjetor rreth 14.2% i cili është më i lartë se i arit dhe aksionit mesatar.

Zgjuarsi apo çmenduri? Këta njerëz grisën çantat e

MOS I HUMBISNI