Ju me siguri keni dëgjuar për “meshkujt alfa”, të sigurt dhe kryelartë. Në përgjithësi, një burrë alfa përkufizohet si “ai që është në krye të një hiearkie, që dominon”. Duket sikur ky lloj personaliteti është në qendër të vëmendjes së burrave dhe grave, megjithatë, kur të njiheni me llojin tjetër, ndoshta do ndryshoni mendje.
Çfarë është një burrë “sigma”
Një burrë sigma është një njeri që nuk ka nevojë për miratim nga njerëzit e tjerë. Ai nuk flet me zë të lartë, por është i qetë dhe i mbledhur. Zakonisht një djalë i tillë është introvert, por me vetëbësim. Sigmat janë jashtë të zakonshmes dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk përshtaten në grupe, sepse dhe vetë janë një “grup” i rrallë.
Alfa vs Sigma
Burrat sigma dhe alfa janë të barabartë dhe ndajnë shumë karakteristika të përbashkëta. Ata të dy janë të sigurt në zgjedhjet e tyre të jetës dhe synojnë shumë. Dallimi kryesor është në sjelljen/qëndrimin e tyre. Sigmat zgjedhin të ulen jashtë hierarkisë, ndërsa alfat preferojnë të jenë në krye të saj. Këta të fundit arrijnë sukses duke ngjitur shkallët e hierarkisë. Nga ana tjetër, sigmat nuk i përkasin asnjë “grupi”. Ata bëjnë gjithçka vetë.
Cilësitë e një burri sigma
- Nuk i interesojnë për pritshmëritë e të tjerëve
Alfat qëndrojnë në majë, betat janë ndjekësit dhe sgmat, thjesht s’bëjnë pjesë fare në këtë “piramidë”. Hiearkia nuk është asgjë për ta, dhe të gjitha normat dhe trendet që vendos shoqëria (alfat në veçanti) janë të pakuptimta për sigmat. Ju nuk mund t'u tregoni atyre se si të vishen ose si të veprojnë. Ata bëjnë atë që duan. Nuk mbështeten te luksi për t’u ndjerë të plotë dhe të suksessëm.
- Thyejnë rregullat
Ashtu si alfat, meshkujt sigma luftojnë me autoritetin. Sigmat zakonisht janë të vetëpunësuar dhe e kanë shumë të rëndësishme paqen.
- Nuk flasin me të gjithë
Sigmat nuk mburren me arritjet e tyre ose ëndrrat e mëdha në rrjetet sociale. Pasionet e tyre janë private. Duhet shumë kohë për t’u njohur me sigmat. Ata nuk ndiejnë nevojën për të ndarë informacionin e tyre personal. Ju duhet lëvdatat dhe miratimi i të tjerëve aq sa i duhet një peshku biçikleta.
- Janë introvertë të sigurtë në vetvete
Sigmave nuk u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe preferojnë të kalojnë kohë vetëm, por ata mund të kenë po aq vetëbësim sa një alfa.
- Janë udhëheqës të përulur
Sigmat janë “ujqër të vetmuar", por duke u pasuar nga rrethanat e duhura, ata mund të kthehen në udhëheqës të fuqishëm. Pasioni dhe përkushtimi i tyre është frymëzues për të tjerët. Sigmat në pozicione të larta nuk bërtasin kurrë dhe nuk i keqtrajtojnë punonjëst, prandaj respektohen kudo.
Çfarë i bën kaq të veçantë?
Një mashkull sigma ka një vello misteri rreth tij, gjë që e bën atë intrigues. Është e vështirë të injorosh inteligjencën dhe pavarësinë e tij. Të gjitha cilësitë e mësipërme i bëjnë këta njerëz të duken ndryshe dhe më interesantë.
Sidoqoftë, përkufizimi i këtyre termave ka bërë bujë në internet. Disa mendojnë se janë qesharake, disa përpiqen të klasifikojnë veten te to.