Artistët e njohur si "Daft Punk" janë ndarë pas 28 vitesh bashkëpunim. Për Variety, publicisti i tyre konfirmoi një “ndarje”, por nuk dha detaje të tjera, për shembull nëse dyshja mund të bashkëpunojë apo jo me një emër tjetër në të ardhmen.
Disa prej ndjekësve mendojnë se kjo nuk është një tërheqje e Daft Punk nga muzika, por ndoshta dëshira për të bërë diçka 100% ndryshe, ose thjesht industria e muzikës ndryshoi aq shumë në këto 28 vjet sa atyre nuk u pëlqen më.
DJ-të francezë, emrat e vërtetë të të cilëve janë Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, njoftuan "ndarjen" e tyre në një video tetë minutëshe të quajtur "Epilog", e cila u postua në YouTube.
Albumi më i fundit i Daft Punk ishte “Random Access Memories”, fitues i një çmimi Grammy në 2013-ën. Që atëherë, ata kanë bashkëpunuar pak me The Weeknd, por duke qenë se ka kaluar kohë, fansat janë ende të paqartë për ndarjen.
Njerëzit në Twitter janë shprehur se si “ky është fundi i një epoke”, apo “po shkojnë të mbyllen në dhomë duke dëgjuar Daft Punk githë ditën”.
*Sees new Daft Punk video*
— Oshman 47 (@DaveOshry) February 22, 2021
"OH BOY"
*5 minutes later* pic.twitter.com/AaEiwKy3xZ