E njohur si aktorja që ka luajtur më shumë role të ndryshme në kategori të ndryshme filmash, Michelle Pfeiffer është padyshim një gur i çmuar i kinemasë Hollywood-jane. E spikatur për aftësinë që ka për të fshehur ndjenjat dhe emocionet e vërteta, personazhet e luajtura prej saj zor se mund të fshihen nga memoria e publikut. Një pjesë të mirë të filmave që s'duhen humbur, i gjeni më poshtë:
1. Murder on the Orient Express (2017)
Histori e bazuar në librin me po të njëjtin titull të Agatha Christie. Një vrasje misterioze që do t'ju bëjë të dyshoni për çdo detaj nga fillimi gjer në fund të filmit.
2. The Witches of Eastwick (1987)
Një film që bën bashkë Pfeiffer, Cher, Susan Sarandon dhe Jack Nicholson. Tre gra (shtriga) të palumtura me jetën e tyre që jetojnë në qytetin piktoresk të Eastwick. Të treja i kanë humbur burrat e tyre, por kjo s'i ndaloi të fantazonin për burrin ideal.
3. Dangerous Minds (1995)
Mësuesja frymëzuese brenda një shkolle me të rinj rebelë, të vështirë për t'u bindur.
4. Scarface (1983)
Elvira e famshme, dashuria e Tony Montana-s luhet mjeshtërisht bukur nga Pfeiffer. Një prej roleve më të famshëm dhe ikonikë të aktores.
5. Dangerous Liaisons (1988)
Një dramë romantike e mbushur me intriga, pasion dhe skandale nga aristokratët e mërzitur nga jeta që në dukje, u kishte dhënë gjithçka.
6. The Age of Innocence (1993)
Jeta e një avokati që ndryshon krejtësisht pasi njeh dhe bie në dashuri me kushërirën e të fejuarës së tij aktuale.
7. Frankie and Johnny (1991)
Një tjetër komedi romantike që bashkon Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer.
8. Love Field (1992)
Michelle këtu luan rolin e një shtëpiakeje të martuar dhe të palumtur të viteve '60-të. Një film i veçantë dhe shumë rezistent ndaj kohës.
Përshtatur nga The Guardian