Deri në këto momente, nuk ka asnjë vendim të ri dhe mbeten në fuqi masat e përcaktuara dy javë më parë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të tyre. Përmes një deklarate për mediat, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Dr. Silva Bino, i konsideroi një këmbanë alarmi shifrat e të prekurve me Covid dhe numrin e atyre që kërkojnë ndihmë në spitale.
“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata dhe do të merren masat përkatëse sipas evoluimit të pandemisë,” u shpreh ajo. Bino theksoi se “me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të mos ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit”.
“Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese,” shtoi ajo.
Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, gjatë një interviste për Abc News u shpreh se nuk jemi në situatën kur numri i testimeve duhet të shumëfishohet, pasi sot s'bëhet më fjalë për vatra infeksioni, por transmetim komunitar.
"Java e parë pati rritje progresive. Ditët e fundit, 3-4 ditë më saktë, tregojnë përveç qëndrueshmërisë, tregojnë edhe rënie. Për ne është e rëndësishme që nuk ka rritje progresive. Rastet e reja kanë mbërritur 1 mijë në datën 3 shkurt. Numri i testimeve është i lidhur me kërkesat. Edhe me hetimin. Treguesit janë të tillë, nuk jemi më në vatra, por transmetim komunitar. Është e pamundur të gjurmosh kontaktet.”
Referuar përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në 24 orët e fundit u kryen 3689 testime dhe rezultuan pozitivë 916 qytetarë.
Statistika (26 shkurt 2021)
- Raste të reja ditore: 916
- Të shëruar në 24 orë: 849
- Të shtruar në spitale: 625
- Humbje jete në 24 orë: 20
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22,643
Fier 2,651
Durrës 1,673
Vlorë 1,791
Shkodër 1,363
Gjirokastër 1,028
Berat 957
Korçë 903
Elbasan 887
Lezhë 846
Dibër 371
Kukës 353
- Përfundimisht, a na mbrojnë antitrupat nga ri-infektimi/variantet e reja? Ja ç'dihet deri tani!
- Sipas Bratajt, problemi i Covid-19 në vend nuk qëndron tek rritja e testimeve
- Moment i rëndësishëm i pandemisë: Studimi në botën reale për vaksinën e Pfizer
- Si do të ndihmojë teknologjia e Covid-19 për të luftuar kancerin
- Sa besim kanë shqiptarët te vaksina? Jo shumë