Në një video të postuar në Instagram, këngëtarja Demi Lovato thotë se ka "humbur peshë aksidentalisht":
"Nuk i numëroj më kaloritë dhe veçanërisht nuk e jetoj jetën bazuar në dieta. Kam humbur peshë dhe kjo është një eksperiencë e re, por ndihem e plotë. Jo nga ushqimi, por nga mençuria hyjnore dhe udhëheqja kozmike."
Vieë this post on Instagram
Në përshkrimin e videos ajo shkruan se është "plot paqe, gëzim dhe dashuri", por njerëzit në komente s'duken dhe aq entuziastë.
"A e kupton që postime të tilla janë jashtëzakonisht të dëmshme për komunitetin e njerëzve me çrregullime të të ngrënit?", shprehet dikush.
"Aksidentali" humbe peshë?! - shkruan dikush tjetër.
"Si mund të humbasësh peshë aksidentalisht?", "Dhe sikur të shtoje apo të mos humbje peshë do ishte përsëri shumë ok", "Aksidentalisht?", "Pse e poston këtë atëherë? Të tregosh veten e dobët? S'është ndonjë arritje. Thjesht diçka që ndodhi", ishin disa prej komenteve të tjera.
Sigurisht, mes ndjekësve në Instagram dhe Twitter, ka edhe nga ata që mendojnë se "si gjithë të tjerët, këngëtarja mund të postojë çfarë të dojë në rrjetet e saj sociale".