Celebrity

Billie Eilish dhe ish-i dashuri reagojnë për herë të parë ndaj akuzave që fansat bënë për reperin!

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2021

Billie Eilish dhe ish-i dashuri reagojnë për herë të

Pas reagimeve të ashpra ndaj ish-të dashurit të saj, Billie ka diçka për t'ju thënë ndjekësve që e akuzuan atë për abuzim ndaj këngëtares.

"Për fansat: Mos harroni të jini të mirë me njerëzit, pavarësisht gjithçkaje. Ju dua dhe faleminderit që më mbroni, por tregohuni të sjellshëm."

Ndërsa, ish-i dashuri, 7: AMP, u është përgjigjur gjithë akuzave me një postim ku shkruante:

"Ka gjithmonë dy anë në një situatë!"

Dokumentari i ri për këngëtaren e "Bad Guy" detajon marrëdhënien e saj të mëparshme me Brandon Quention Adams. Adams, i cili mban emrin "Q" dhe interpreton nën emrin e artit "7: AMP", u takua me Eilish në një nga koncertet e saj në 2018-ën kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte 22. 

Për shkak të diferencës së moshës pesë vjet e gjysmë midis çiftit dhe faktit që Eilish ishte vetëm 16 vjeç (e mitur), fansat e këngëtares po e akuzojnë Q për abuzim. 

Që kur u transmetua dokumentari, njerëzit kanë diskutuar marrëdhënien e çiftit dhe s'kanë shumë fjalë të mira për Q-në.

Një person shkroi:

"S'do flasë njeri për faktin që Billie u lidh me një 22-vjeçar, kur ajo ishte 16 vjeç?"

Dikush tjetër u shpreh:

"Jam e vetmja që mendoj se Billie u abuzua nga i dashuri i saj?! Ajo ishte 16 dhe ai 22 kur filluan të dilnin."

Pjesa tjetër ishte thuajse në të njëjtin mendim: Sa mirë që një marrëdhënie e tillë kishte marrë fund.

Billie Eilish dhe ish-i dashuri reagojnë për herë të