Hilaria Baldwin duhet të kujdeset jo për një, por për dy foshnja. Përmes një postimi në Instagram, instruktorja e fitnesit zbuloi gjininë dhe emrin e fëmijës së saj të gjashtë me aktorin Alec Baldwin.
“E duam kaq shumë vajzën tonë, Lucia. Ashtu si vëllezërit dhe motrat e tua, ti je një ëndërr e bërë realitet,” shkroi ajo. Ajo postoi edhe një foto të Lucia-s së bashku me bebin nr.5, djalin Eduardo “Edu” Pao Lucas, i cili erdhi në jetë në shtator.
Hilaria dhe Alec kanë bashkë edhe fëmijët Leonardo, 4 vjeç, Carmen Gabriela, 7 vjeçe, Rafael Thomas, 5 vjeç dhe Romeo Alejandro David, 2 vjeç. Alec është baba edhe i Ireland Baldwin, vajzës nga marrëdhënia me aktoren Kim Basinger.
“Ne për momentin nuk do të publikojmë asnjë deklaratë ose të konfirmojmë asgjë – qëndron çfarë postoi,” tha një përfaqësues i çiftit për Page Six kur u pyet për detaje, duke patur parasysh kohën e pazakontë të ardhjes në jetë. Përfaqësuesi nuk u shpreh nëse bëhej fjalë për një adoptim apo bebi erdhi në jetë përmes një lindjeje surrogate.
Lajmi i bebit numër 6 erdhi ditë pasi instruktorja e modës foli rreth polemikave të origjinës së saj. Në një postim në Instagram, Hilaria tha se “i kishte shpenzuar muajt e fundit duke dëgjuar, duke reflektuar dhe duke pyetur veten se si të mësojë dhe të rritet”.
Origjina e Baldwin u vu në pikëpyetje në dhjetor të vitit 2020, kur ndjekës nëpër rrjete sociale, duke marrë parasysh intervistat kontradiktore, e akuzuan se ajo është hequr sikur është me origjinë spanjolle.
Polemikat nisën pasi një përdorues në Twitter e akuzoi Hilaria-n për “përvetësim kulturor” dhe postoi një numër klipesh ku Hilaria fliste anglisht me theks spanjoll, ndërkohë që në një intervistë harroi se si i thuhet “kastravecit” në spanjisht. Nëpër video të tjera që qarkulluan online, Hilaria fliste anglisht me theks amerikan.
Sipas komenteve në rrjete sociale, Hilaria pretendoi të ishte me origjinë latine për të ngjallur një mendim më pozitiv te mediat hispanike.
Baldwin u përgjigj se ajo identifikohet si e bardhë dhe prejardhja e saj etnike përfshin "shumë, shumë, shumë gjëra". Ajo deklaroi se ajo kaloi disa kohë të fëmijërisë në Spanjë dhe disa në Massachusetts, por kurrë nuk u regjistrua në shkollë në Spanjë, por vetëm kalonte pushimet. Hilaria u shpreh se ka lindur në Boston.