Italia bllokoi dje eksportimin e 250,000 dozave të vaksinave kundër Covid-19, në një përshkallëzim dramatik të mosmarrëveshjes midis Bashkimit Evropian (BE) dhe AstraZeneca-s.
Sot, ministri i shëndetësisë i Francës tha se mund të bllokojë gjithashtu dërgesat e vaksinave në të ardhmen, por beson në një qasje të përbashkët evropiane.
Këto janë rastet e fundit të grindjes midis Bashkimin Europian dhe prodhuesit britanik-suedez të ilaçeve, AstraZeneca-s, kompani e cila shkurtoi numrin e dozave të vaksinës që tha se mund t’i dërgonte BE-së në fillim të vitit 2021.
Mes mosmarrëveshjeve, presidenti francez Emmanuel Macron vuri në dyshim efikasitetin e vaksinës Oxford/AstraZeneca Covid-19 për moshat mbi 65 vjeç. Disa vende europiane kanë vendosur gjithashtu një kufi të sipërm mbi moshën e marrjes së dozës, duke përmendur mungesën e informacionit të studimit klinik në lidhje me efektet e tij tek njerëzit e moshuar.
Ritmi i ngadaltë i vaksinimit në BE është kthyer në një çështje politike dhe disa shtete anëtare u janë drejtuar kombeve jashtë bllokut për të mbuluar boshllëqet në furnizimin e vaksinave. Kërkesat për ndihmë janë bërë kryesisht ndaj Rusisë dhe Kinës. Nga statistikat e të mërkurës, 3 mars, vetëm 5.5% e popullsisë së BE ka marrë një dozë të parë vaksine, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
- ‘Kthehuni në bazë’: OBSH paralajmëron Europën për rrezikun në rritje të Covid
- Sipas epidemiologut, kalimi i Covid-19 siguron mbrojtje si vaksina!
- Bota nuk do t’i japë fund pandemisë brenda këtij viti, paralajmëron OBSH
- Mbërritja e dozave të reja të vaksinës rrit shpresat për një 'verë të lirë' dhe 'rënie infeksionesh'
- FDA aprovon Janssen Covid-19: Avantazhet e kësaj vaksine
Burimi: CNN