Në asnjë stinë tjetër fundet nuk duken më bukur sesa në pranverë! Bashkë me ngrohjen e kohës, ngjyrat, printet dhe prerjet e ndryshme i japim një pamje komplet tjetër look-ut tuaj. Do të mjaftonte një fund dhe një T-shirt i thjeshtë për t'u dukur stil, prandaj filloni që tani të mendoni për trendet e fundeve që ju duhen brenda garderobës.
1. Fund xhins
Praktik, stil dhe shumë pranveror!
2. Mini-fundet
Nuk duhet t'ju mungojnë këtë verë. Mos kini frikë të guxoni me ngjyrat dhe printet.
3. Fundet e trikotuara
Sa chic aq edhe "rehat".
4. Fundet treçerekshe me pala
Të freskët, modernë dhe komodë!
5. Me detaje prerjesh
E keni vënë re se fundet/fustanet me prerje të tilla të dukshme janë kryefjala e 2021-it? Mos ngurroni për një fund kaq elegant dhe të guximshëm në të njëjtën kohë.
6. Fundi "i mbështjellë"
Praktik, sportiv dhe chic. E vishni me atlete, taka apo çfarë të doni ju në çdo lloj ore.
Burimi: Who What Wear