Në 8 mars të 2020-ës, u konfirmua rasti i parë me Covid-19 në vend, që do të shënonte zyrtarisht fillimin e pandemisë. Sot, pas 1 viti dhe zbulimit të një vaksine lufta me pandeminë vazhdon ende dhe njerëzve i duhet të përshtaten me normalitetin e ri.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me bluzat e bardha për t'i falenderuar në lidhje me këtë sfidë u shpreh se vendi është një hap më shumë drejt fitores, falë vaksinës.
Ndër të tjera, ministrja shtoi se synimi i radhës është shtimi i dozave të vaksinimit.
“Unë përulem për të gjithë punën tuaj. Tashmë që drita është me e dukshme në fund të tunelit, me vaksinën, brenda kësaj jave në vendin tonë mbaron vaksinimi i bluzave të bardha dhe kjo është një hap në këtë betejë, por sërish kemi shumë punë për të bërë. Deri më tani janë bërë 20 mijë vaksinime. Presim të hënën dozat e tjera të Pfizer për të vijuar me vaksinimin e grupeve prioritare. Ndërkohë jemi në bisedime me Covax për 14 400 dozat e vaksinave AstraZeneca dhe vijojmë të jemi në kontakt për të rritur sërish dozën e vaksinave anti Covid."