Nuk është sekret që Beyonce, a.k.a "Queen Bey" e ka mbështetur gjithmonë Meghan Markle. Tani, ishte momenti i duhur për ta bërë publike mirënjohjen ndaj dukeshës, pas intervistës së rrallë të kësaj të fundit me Oprah Winfrey.
Në faqen e saj zyrtare të web-it, Beyonce e falenderon publikisht princeshën për gjithë çfarë ndau me botën.
"Faleminderit Meghan për kurajon dhe udhëheqjen tënde. Jemi të gjithë të forcuar dhe shumë të frymëzuar nga ty."- shkruan Bey krah fotos ku shfaqet krah Markle gjatë premierës së "The Lion King" në 2019-ën.
Intervista më e përfolur e këtyre ditëve padyshim kërkonte kurajo. Princesha foli për sjelljen raciste që kishte përjetuar nga media britanike, për problemet me shëndetin mendor dhe reagimet e ftohta nga ana e institucionit mbretëror.
Mbështetja publike e Beyonce-s nuk ishte e vetmja. Serena Williams, që është gjithashtu një prej mikeshave më të mira të Meghan-it i dedikoi asaj një postim në Instagram.
"Ajo më mëson çdo ditë çdo të thotë të jesh fisnike. Fjalët e saj ilustrojnë dhimbjen dhe mizorinë që ka kaluar. E di shumë mirë çdo të thotë të përjetosh seksizmin dhe racizmin që institucione të tilla dhe media bëjnë për njerëzit me ngjyrë për të na ulur, për të na thyer apo për të na bërë të dalim të këqinjtë e historisë."- shkruan ndër të tjera Williams duke uruar që vajza e Meghan-it, e saj dhe gjithë të tjerat të jetojnë në një shoqëri të drejtuar nga respekti.
Burimi: Glamour