Gjatë një konference për mediat, Komiteti i Ekspertëve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informuan në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
"Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që lidhen me rritjen e transmetueshmërisë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkullim variantin britanik të COVID-19.”
Ndonëse situata duket nën kontroll, Manastirliu pohoi se janë konfirmuar raste me variantin britanik në vendin tonë. Drejtoresha e ISHP, Albana Fiço në fjalën e saj tha se që prej datës 1 mars është ndjerë një rënie në numrat e infektimeve dhe jo vetëm. Përsa i përket masave të marra do të vijojnë të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë.
"Situata është nën kontroll. Ka ndryshime në incidencën dy javore, ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë tek 819 raste dhe gjithashtu rastet aktive kanë pësuar një rënie të lehtë. Pavarësisht numrave që kanë treguar qëndrueshmëri nuk është ende momenti për të liruar masat. Janë masat e marra që kanë dhënë këtë lloj rezultati. Nga ana tjetër vijojmë të apelojmë për mbajtjen e maskës, higjenën dhe distancën."- u shpreh Fiço.
Në lidhje me masat, Komiteti i Ekspertëve se do të qëndrojnë në fuqi të paktën dhe për dy javë të tjera.
- A vonoi OBSH për ta shpallur Covid-19 si pandemi?
- 11 mars 2020, OBSH shpalli pandeminë: Një vit më pas, infeksionet janë rritur me 99,000%
- Studimi i ri: Kjo sëmundje mund të ketë shkaktuar transmetimin e koronavirusit nga kafshët te njeriu
- 1 vit nga rasti i parë me Covid-19 në vend: 'Sot, ka dritë në fund të tunelit'