Princi William ka mbrojtur familjen mbretërore në lidhje me akuzat për racizëm të bëra nga vëllai i tij, princi Harry dhe kunata Meghan Makle.
Princi William u shpreh se mbretërorët nuk janë "një familje raciste". Në komentet e bëra ditën e sotme (via People), teksa vizitonte një shkollë në lindje të Londrës, William u bë i pari mbretëror që adreson drejtpërdrejt intervistën e vëllait dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey.
Pallati Buckingham u përpoq t’u përgjigjej akuzave të Harry-t dhe Meghan për racizëm dhe keqtrajtim në një deklaratë, por nuk ka arritur të shuajë polemikat.
"E gjithë familja është e trishtuar teksa mëson sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry-in. Çështjet e trajtuara, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Janë marrë shumë seriozisht dhe familja do të merret me to në mënyrë private. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithnjë pjesëtarë shumë të dashur për familjen.” – u shkruajt në njoftimin zyrtar.
Në intervistën e shumëpërfolur me Oprah Winfrey, Meghan Markle u shpreh se kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Archie-n, dikush në familjen mbretërore ngriti “shqetësimin” se sa e errët do të ishte lëkura e foshnjës”.
As Meghan dhe as Harry nuk preferuan ta zbulonin se kush qëndronte prapa këtyre “shqetësimeve”, por për "This Morning" në CBS, Oprah tha se nuk është mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip.
"Ai [Harry] nuk e ndau identitetin me mua, por donte të sigurohej që unë e dija e nëse do të kisha një mundësi ta ndaja këtë informacion, se nuk ishte gjyshja dhe gjyshi i tij. Ai nuk ma tha kush ishte pjesë e këtyre bisedave. Siç mund ta shihni, u përpoqa të marr një përgjigje jashtë kamerave.”
- Beyonce falenderon publikisht Meghan-in pas deklaratave të rralla
- Pas rrëfimit tronditës të Meghan, njerëzit duan që Oprah të marrë edhe rrëfimin e dikujt tjetër!
- Meghan zbuloi datën e vërtetë të dasmës, jo atë që pa bota: Kjo ndryshon gjithçka në astrologji!
- Bebi #2: Njerëzit besojnë se Harry & Meghan do të zgjedhin një nga këta 13 emra
- Keqkuptimet dhe shpjegimi: Si funksionon ‘institucioni’ mbretëror i Britanisë
- Dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e bebit: Oprah tregon çfarë i tha princi Harry
- Meghan flet për zënkat me Kate: 'Ishte ajo që më bëri për të qarë para dasmës'
- 'S'doja të jetoja më': Rrëfimi tronditës i Meghan Markle për periudhën e errët brenda mbretërisë