Justin Bieber po bën çfarë është më e mira për të. Së fundmi, ai zbuloi se nuk mban më një celular në mënyrë që të mund të kufizojë numrin e njerëzve që mund ta kontaktojnë. Në vend të një telefoni, ai përdor iPad për të kontaktuar me ekipin e tij.
"Kam mësuar se si të vendos kufij dhe thjesht ndjej se nuk i detyrohem askujt asgjë", u shpreh ai. "Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them thjesht "jo" dhe të jem i vendosur në atë që them. Dua me gjithë zemër t'i ndihmoj njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka."
Pasi braktisi telefonin, Bieber thotë se tani shkon më herët në shtrat, "në një orar të arsyeshëm". Ndërkohë, përveç muzikës, këngëtari po punon edhe me veten tij. Ai ka ndjekur terapi dhe është përpjekur të gjejë një ekuilibër më të mirë midis punës dhe jetës.
"Në këtë pikë të jetës, kam arritur një nivel suksesi aq shumë herë sa e di se suksesi nuk është gjithçka, nuk është ajo që më sjell në 'kulmin e lumturisë sime'," shpjegoi ai.
"Unë thjesht ndryshova përparësitë e mia në mënyrë që të mos bëhesha thjesht "një statistikë" tjetër në muzikë. Qëllimi im i vetëm tani është ta përdor muzikën time për të frymëzuar."
Duket se gjithçka po shkon mirë në jetën e Justin deri tani. Gjëja e fundit që i duhet është një telefon.
Burimi: Buzz Feed