Harry & Meghan Speciale

Publikohet email-i që Meghan i kishte dërguar pallatit mbretëror pas zënkës me Kate

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2021

Publikohet email-i që Meghan i kishte dërguar pallatit mbretëror

Që pas intervistës me Oprah Winfrey, ditë pas dite detaje të reja nga polemikat brenda familjes mbretërore dhe dyshes Meghan-Harry dalin në sipërfaqe. Së fundmi, burime për Harper's Bazaar bëjnë me dije se është publikuar pjesërisht një email që Meghan Markle ka dërguar ku sqaron institucionin se nuk ishte ajo që e bëri Kate Middleton për të qarë pak ditë para dasmës.

Në email-in që Meghan i kishte dërguar një prej ndihmësve të familjes, i tregonte se si familja mbretërore s'bëri asgjë për të mohuar thashethemin, ndonëse ishin në dijeni për të vërtetën.

Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan-it dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ William nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë email:

"Mëqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë."-shkruhej në një pjesë të email-it.

Kërkesa e saj u injorua dhe iu tha se "Dukesha e Cambridge-it kurrsesi s'mund të përfshihet në të tilla thashetheme".

Në lidhje me situatën në fjalë, Meghan e sqaroi për herë të parë si qëndronte e vërteta në lidhje me zënkën me Kate. Ishte princesha e cila e kishte bërë për të qarë Meghan pas një debati rreth veshjes së shoqërueses së nuses. Markle tregoi se Kate e kuptoi gabimin dhe se i kërkoi falje duke i dërguar lule. 

Publikohet email-i që Meghan i kishte dërguar pallatit mbretëror

Burimi: E!Online