Ndryshim programi! Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë zyrtarisht të ndarë! Në një komunikim për People, burime pranë dyshes janë shprehur se "janë duke punuar në çift me disa gjëra."
"Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s'janë ndarë."- shprehen burime për People.
Ndër të tjera po i njëjti burim tha se aludimi në lidhje me Madison LeCroy-flirtin e mundshëm të Alex-it- nuk ka të bëjë fare me problemet e tyre.
"Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë."
Dyshja u takua për herë të parë në 2005-ën, por romanca filloi në 2017-ën. Në mars të 2019-ës, Alex i propozoi Jennifer-it gjatë pushimeve në Bahamas. Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për dasmën e shumëpritur, e cila u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.