Debati për vaksinën AstraZeneca dhe efektet anësore të saj ka ngjallur panik dhe dilema tek një pjesë e mirë e qytetarëve. Nisur nga fakti që shumë vende e kanë pezulluar përkohësisht, prej ditësh janë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë e saj. Ndonëse një pjesë e mirë e mësuesëve në vend janë vaksinuar me dozën e parë të kësaj vaksine, ka nga ata që refuzojnë ta bëjnë. Çfarë do të ndodhë?!
Mira Rakacolli, shefja e Komitetit të Ekspertëve tha se është marrë vendimi që në vendin tonë të vazhdohet procesi me dozat e AstraZeneca-s, në një kohë që OBSH-ja dhe EMA nuk deklarojnë të kundërtën.
A shkakton mpiksje gjaku siç thuhet?
"Ajo që shkakton apo jo trompozë është e pashprehur plotësisht, është thënë që ngjarjet e tilla trombotike nuk ka qenë një ngjarje që ka ndodhur gjatë dhënies së vaksinës, në vlerësimet e bëra, as EMA nuk është shprehur dhe as OBSH-ja. E vetmja gjë që thonë është se rastet po shihen njëri pas tjetrit janë 37 raste trombotike, në miliona doza. Çdo vend ka qëndrimin e vetë, si ato që e vazhdojnë si ato që nuk e bëjnë.
Por nuk duket të ketë lidhje direkte deri më tani sipas vlerësimeve. Duhet të theksojmë se vaksina nuk te mbron nga sëmundje të tjera, se ti dhe mund ta kesh atë sëmundje pa bërë vaksinës. Në Shqipëri nuk kemi pasur raste trombotike."- u shpreh Rakacolli e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Open".
Ndërkohë edhe mjekë të tjerë epidemiologë e kanë quajtur pezullimin e vaksinës si "humbje kohe" dhe "çështje politike". Mjeku i njohur Tritan Kalo është shprehur për Abc News se AstraZeneca është po aq efektive dhe e sigurtë sa Pfizer-BioNtech.
"Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech. Së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontec. Eshtë politikë, përtej arsyes e nevojave njerëzore."
Ngta ana tjetër, epidemiologu Alban Ylli, pjesë e Komitetit të Ekspertëve e cilëson diskutimin si "humbje kohe".
- Agjencia Europiane e Barnave flet për vaksinën Oxford/AstraZeneca
- U bllokua edhe nga Gjermania dhe Franca: Pse po pezullohet AstraZeneca? Ja ç’duhet të dini
- CEO i BioNTech thotë se 'kjo nuk është pandemia më e keqe e mundshme' dhe bën paralajmërimin!
- OBSH thotë se nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur vaksinën AstraZeneca: Ç'po ndodh?