Harry & Meghan Speciale

'Ishte ajo që më bëri të qaj para dasmës': Po Kate Middleton çfarë mendon për deklaratën e Meghan?

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2021

'Ishte ajo që më bëri të qaj para dasmës': Po

Kate Middleton është "mërzitur" për pretendimin e Meghan Markle se ishte dukesha ajo që e bëri të qante dhe jo anasjelltas. 

Sipas ekspertes mbretërore Katie Nicholl, "nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht", por "Kate është tmerruar që Markle tha publikisht se ajo e bëri të qajë" dhe ajo "kurrë nuk ka dashur që ndonjë lajm për zënka të dalë në shtyp".

“Kate është kaq diskrete dhe e respekton jetën e saj private. Ju kurrë nuk dëgjoni diçka të tillë të thuhet për të, sepse ajo është shumë e kujdesshme në mënyrën se si i trajton të tjerët. Pra, që kjo histori të qarkullojë është pak e vështirë. Kate ndjeu se incidenti tashmë ishte zgjedhur, dhe ridalja e tij në sipërfaqe, në publik, duket e tepërt".

Duke i bërë gjërat edhe më keq, Meghan dhe Harry e dinë që Middleton "nuk është në gjendje t'i përgjigjet" pretendimit - i cili nuk është verifikuar publikisht nga askush tjetër, shtoi ekspertja e Pallatit Buckingham.

"Nga sa dëgjoj, ka versione të ndryshme të historisë, jo vetëm atë që diskutoi Meghan."

Gjatë intervistës me Oprah, Meghan tha se lajmet në shtyp e nxorrën atë si të keqen e historisë, duke thënë se ajo e bëri Middleton të qajë, por në fakt ishte e kundërta. 

"Ishte një javë me të vërtetë e vështirë e dasmës dhe Kate ishte mërzitur për diçka, por ajo e kuptoi dhe më kërkoi falje. Më solli lule dhe një shënim", shtoi Markle.

Në 2018-ën, në shumë tabloide u shkruajt për një marrëdhënie të krisur mes kunatash. Kishte zëra që thoshin se Meghan e kishte bërë për të qarë Kate-in gjatë bisedave për veshjen e shoqërueses së nuses, princeshës së vogël Charlotte.

Ekspertja shton:

"Kate dhe William mendojnë se ishin jashtëzakonisht mikpritës ndaj Meghan dhe Harry-t. Çdo akuzë kundër monarkisë është akuzë kundër familjes së tyre. Kjo i ka lënduar. Megjithatë, pavarësisht keqkuptimeve, burime pretendojnë se vëllezërit duan të zgjidhin çdo grindje".

'Ishte ajo që më bëri të qaj para dasmës': Po

Burimi: Page Six