Shendeti i Gruas

Mos e bëni këtë gjë deri në 4 javë pasi keni bërë vaksinën, CDC udhëzon gratë

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2021

Mos e bëni këtë gjë deri në 4 javë pasi keni

Një direktivë e re nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshillon që gratë që kanë bërë vaksinën e Covid-19 DUHET të presin rreth katër deri në gjashtë javë para se të bëjnë mamografinë. Këshillimi i ri vjen pas raporteve se vaksina mund të shkaktojë ënjtje në nyjet limfatike që mund të konsiderohen si simptoma të kancerit.

Çështja për herë të parë u trajtua disa javë më parë, pasi CNN publikoi një numër historish që përfshijnë gra që u frikësuan pasi zbuluan gunga në zonat brenda dhe rreth gjinjve, fill pasi bënë vaksinën e Covid. Sipas Dr. Connie Lehman, shefe e imazherisë në Massachusetts General, radiologët në të gjithë vendin vunë re histori të ngjashme të grave që kërkuan të bënin mamografinë pas vaksinimeve për Covid.

Për të parandaluar çdo shqetësim ose ngatërresë, CDC udhëzon që:

"Nëse do të bëni mamografi dhe kohët e fundit jeni vaksinuar për Covid-19, pyesni mjekun sa kohë duhet të prisni pas vaksinimit për të bërë mamografinë. Njerëzit që kanë bërë një vaksinë për Covid-19 mund të kenë ënjtje në nyjet limfatike (limfadenopatia) në sqetull, afër vendit të vaksinës. Kjo ënjtje është një shenjë normale që trupi juaj po ndërton mbrojtje kundër Covid-19. Sidoqoftë, është e mundur që kjo ënjtje të shkaktojë një lexim të rremë të mamografisë. Disa ekspertë rekomandojnë të bëni mamografinë përpara se të vaksinoheni ose të prisni katër deri në gjashtë javë pasi të keni bërë vaksinën.”

Thënë thjesht, mamografia është tepër e rëndësishme, por nuk duhet të planifikohet brenda javëve të para pas një vaksinimi për Covid-19. Kini parasysh që ënjtja e nyjeve limfatike mund të ndodhë edhe pas vaksinave të tjera, si ajo e gripit.

Mos e bëni këtë gjë deri në 4 javë pasi keni

Burimet: CNN, BGR