Ceremonia e 63-të e ndarjes së çmimeve Grammy ishte eventi i fundit ku Billie Eilish u shfaq me flokët e saj karakteristikë me rrënjë jeshile të fortë. Këngëtarja postoi një video dhe disa foto në Instagram, ku prezantoi look-un e ri. Tashmë është bjonde!
View this post on Instagram
Në fund të vitit të kaluar, Billie u bëri të ditur fansave se do të ndryshonte flokët pas publikimit të dokumentarit të saj në Apple TV+, “The World's A Little Blurry” dhe e mbajti premtimin. “The World's A Little Blurry” trajton rrugëtimin e Billie-t drejt suksesit si edhe realizimit të albumit debutues që i ndryshoi jetën.
View this post on Instagram
Flokët brunë me rrënjë jeshile u bënë një tipar shumë personal i Billie-t, madje ndikoi edhe te adoleshentët. Në dhjetor të vitit 2020, Billie zbuloi arsyen e veçantë pse i mbante në ngjyrë jeshile.
"Boll u tallët me mua, o Zot! Unë po përpiqem t'ju bëj një album e ndërsa ju s'pushoni duke u marrë me flokët e mi! Sepse nuk dua të jem më në depresion dhe ju lutem lumturohuni për mua. Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë."
Ngjyra jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor. Tashmë është një epokë tjetër për të – mesa duket, shumë më e lumtur.
- 8 prerje që i bëjnë flokët e hollë të duken më voluminozë
- Flokët 'brondë' të Hailey Bieber janë mënyra më e mirë për të shmangur 'daljen e bojës' në rrënjë!
- Mos po i lani më shpesh seç duhet flokët e yndyrshëm? Ja ca zgjidhje për ju!
- Fajin që s'ju zgjaten flokët mund ta keni vetë!
- 7 gjëra që duhet t'i kujtoni vetes para se të prisni flokët herën tjetër
- Aktorja pret flokët si DiCaprio në vitet ’90 dhe duket kaq yll
- Flokët natyral janë sërish në modë: Kjo është ngjyra më e famshme e momenti