Vaksina kundër Covid-19, e prodhuar nga AstraZeneca është "e sigurtë dhe efektive" dhe mbi të gjitha duhet vijuar me përdorimin e saj. Ky ishte vendimi i marrë nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pas analizave dhe shqyrtimeve të detajuara në lidhje mpiksjen e gjakut që thuhet se shkaktonte përdorimi i kësaj vaksine.
Drejtoresha ekzekutive e agjencisë, Emer Cooke deklaroi se nuk ka të dhëna se rastet në fjalë, të cilat sipas saj janë “shumë të rralla”, janë shkaktuar nga vaksina, edhe pse ekspertët e konsiderojnë si mundësi.
Pavarësisht se specialistët e konsiderojnë si të sigurtë dhe shumë efikase, hetimi nëse këto incidente të ndodhura kanë lidhje me vaksinën do të vijojë. Cooke tha se përfitimet që njerëzit marrin nga kjo vaksinë janë më të mëdha se çdo risk i mundshëm.
Ky përfundim u arrit pasi më shumë se 17 vende europiane pezulluan vaksinimin me AstraZeneca-n pavarësisht thirrjes së OBSH-së për të vijuar normalisht me procesin.
Pas një vendimi të tillë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit përmes një postimi në Facebook, ku thekson se tani fokusi duhet të jetë tek vaksinimi masiv dhe këputja e hallkave të zinxhirit të infektimeve.
- Në vend do të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca: Ç'thonë mjekët?
- Një grup i vogël i përdoruesve të Facebook është përgjegjës për gjithë skepticizmin e vaksinave
- Agjencia Europiane e Barnave flet për vaksinën Oxford/AstraZeneca
- U bllokua edhe nga Gjermania dhe Franca: Pse po pezullohet AstraZeneca? Ja ç’duhet të dini
- CEO i BioNTech thotë se 'kjo nuk është pandemia më e keqe e mundshme' dhe bën paralajmërimin!