KORONAVIRUS

Disa shtete europiane, si Gjermania dhe Italia, kanë në plan të rinisin përdorimin e AstraZeneca-s

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2021

Disa shtete europiane, si Gjermania dhe Italia, kanë në plan të

Norvegjia, Suedia dhe Danimarka do të vazhdojnë një pauzë për vaksinat AstraZeneca për Covid-19, pavarësisht përfundimit të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) se vaksina është "e sigurt dhe efektive". Të tre vendet thanë se po shqyrtonin vendimin e EMA-s që thotë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj. Ndërkohë vende të tjera po planifikojnë rinisjen e vaksinimit me AstraZeneca.

Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja thanë të enjten se kanë në plan të rinisin vaksinat AstraZeneca pas deklaratës së EMA-s.

Vaksina kundër Covid-19, e prodhuar nga AstraZeneca është "e sigurt dhe efektive" dhe mbi të gjitha duhet vijuar me përdorimin e saj. Ky ishte vendimi i marrë nga Agjencia Europiane e Barnave pas analizave dhe shqyrtimeve të detajuara në lidhje me mpiksjen e gjakut që thuhej se shkaktonte përdorimi i kësaj vaksine.

Drejtoresha ekzekutive e agjencisë, Emer Cooke deklaroi se nuk ka të dhëna se rastet në fjalë, të cilat sipas saj janë “shumë të rralla”, janë shkaktuar nga vaksina.

Disa shtete europiane, si Gjermania dhe Italia, kanë në plan të

Burimet: Euronews, Guardian